Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Kukës, Granit Gjana nuk mjaftohet me dhënien e urdhrave gjatë punës, por edhe përmes Whatsapp-it, duke i kërkuar nënpunësve që të publikojnë në rrjetet e tyre sociale linqet që dërgohen në grup.
Partia Demokratike ka publikuar foto të bisedës në grup, së bashku me numrat e telefonit, ku shihet se Gjana u dërgon linqe që punonjësit e administratës ti publikojnë në profilet e tyre personale.
“Drejtori i Kabinetit ne Bashkine Kukes, i emeruar nga i emeruari i Rames, bashke me vartesit e tij, ne shkelje flagrante te ligjit e shfrytezon postin per te detyruar punonjesit e administrates publike qe te behen pjese e propagandes se rilindjes!”- shkruan PD-ja e Kukësit.
“Edhe njëherë çdo gjë që hidhet këtu do ta hidhni tek faqja juaj në Facebook. Asnjë koment tjetër. Hidheni në Facebook-un tuaj,”– shihet që shkruhet në mesazhin e dërguar nga Gjana.
“Nuk keni pse shkruani dhe pyesni kush ju ka futur në grup. Ju te gjithë jeni punonjës, dhe numrat tuaj i kemi marrë nga drejtorat tuaj. Gjithsecili drejtor besoj ju ka folur për këtë grup dhe ju kanë vënë në dijeni që nga këtu ju do merrni linqet për të bërë share të kryetarit Gjici dhe të kandidatëve të PS-së. Grupi nuk është krijuar muhabet por vetëm për të marrë informacione,”– shkruan një tjetër person me emrin Ola në të njëjtin grup.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
