Skip to content

Ironia e Ramës, përgjigjet Grida Duma: Si “Bardhoshja” në ditëlindje, kaq ta bësh dhëmbin nuk ta them

Grida Duma ka reaguar pas ironisë që kryeministri Edi Rama bëri dje ndaj saj. E ftuar në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, Duma tha se Rama nuk meriton vëmendje

Nuk e  kam parë dje. Nuk kam vëmendje dhe nuk i jap. Ajo që duhet bërë është gjëja e duhur që do të thotë të mos merremi me Edi Ramën. Të mos merremi as me dëshpërimin e tij personal.

Gjithë tendenca për të tërhequr vëmendjen duhet lënë atje. Të kujton teatrin e kukullave “që Bardhoshja jonë e dashur ka ditëlindjen kaq ta bësh dhëmbin nuk ta them”. Unë jam në politikë. Por fytyra e politikës shqiptare nuk është vetëm Edi Rama”, tha Duma.

E pyetur nëse vizita e Lulzim Bashës sot në Kavajë ishte për të mbështetur atë, Duma thotë: S’ka asnjë dyshim që unë e gëzoj mbështetjen e  Bashës dhe e vlerësoj si të tillë. mbështetja e Lulzim Bashës është e tillë dhe është vlerësim i madh. 

Por nuk ka lidhje me këtë. Mendoj se Kavaja është një nisje shumë e mirë e daljes nga Kavaja. E kishim në axhendë. Nëse disa rastësi bëjnë një ligjësi dhe le të jetë kjo një shenjë e mirë e treguarit të gjërave të bukura që na presin”.