Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Dashamir Shehin duke thënë se është simbol i faqores, gjë të cilën e përmendi dhe gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës.
Shehi iu përgjigj ditën e djeshme duke i thënë se e keqja nuk i vjen vendit nga ata që konsumojnë alkol por nga ata që konsumojnë gjëra të tjera dhe pastaj firmosin tendera që i kushtojnë miliona shqiotarëve.
Duke folur gjatë intervistës në “News 24”, Kryeministri komentoi dhe foton e Grida Dumes që u kritikua shumë për seksizëm. Sipas kryeministrit Rama nuk është faji i tij që njerëzit e shohin me atë sy Grida Dumën, duke shtuar se skandaloze nuk është kjo foto por ajo që bën Presidenti Meta ndaj Ministres Elisa Spiropali apo dhe Etilda Gjonajt.
“Kokaina është një akuzë ndaj meje, ndërsa faqorja është simbol për Dash Shehin. Ju doni të më hidhni mua në kurriz atë që iu duket fakt. Skandaloze është që Presidenti i Republikës të bëjë atë që i bën Elisa Spiropalit. Ministrës së Drejtësisë, ajo është skandaloze. Pse e shikon ti foton me atë sy? Pse të shkon mendja aty. Pse e shikon në mënyrë tjetër,” tha Rama,
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
