Skip to content

“Nuk jam presidenti të parashikoj tërmetin”, Rama ‘justifikohet’ për premtimet e pambajtura: Një mandat u thye në mes nga pandemia

Kryeministri Edi Rama ka thënë sërish se arsyeja përse nuk ka mundur të realizojë premtimet e mbajtura është sepse një mandate u thye në mes nga pandemia.

I ftuar në ‘Real Story’, Rama u shpreh se megjithëse objektivi ishte ndërtimi i disa aeroporteve, por nuk u arrit të realizoheshin pasi për shkak të pandemisë investitorët u tërhoqën. Duke ironizuar presidentin Meta, Rama shtoi se pandemia nuk mund të parashikohet sic presidenti parashikon tërmetin.

Rama:

Programet elektorale të partive, kur flitet për infrastrukturën, marrim Gjermaninë dhe atje thuhet do të ndërtoj këtë rrugë dhe këtë rrugë dhe një vepër merr 10 vite mesatarisht.

 Ne kemi pasur një mandat të thyer në mes, na ka hyr në mes tërmeti dhe pandemia. Nëse ne nuk do të kishim pasur pandemë që bllokoi industrinë aeroportuale dhe që të gjithë kompanitë kërkuan shtyrje dhe Brukseli ndaloi kategorikisht nxjerrjen lekët jashtë.

Kemi presidentin që parashikon tërmetin. Ne kemi nj njeri këtu që ai është që parashikon tërmetet dhe ne nuk kemi aftësinë për të parashikuar tërmetet apo pandeminë. Veprat kanë një afat të caktuar, por ka dhe paparashikueshmëi. Ne do të kishim filluar aksin Milot-Fier po ne nuk e pamë të arsyeshme të lidhim kontratë me kompaninë.Ajo nuk na dha termat që ne besonim që ishin në interes publik.

Për sa i përket pyetjes kjo temë është e mbyllur. Pse doli pse shkoi . Me pyesni për ata që janë listë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb