Skip to content

Edi Rama: Basha është një peng në PD! Berisha dhe Meta lëvizin me turne gojën dhe duart e tij

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha është një peng i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Partinë Demokratike.

Ai tha në “Real Story” se Berisha dhe Meta lëvizin me turne gojën dhe duart e Bashës, ndërsa shtoi se PD është e fosilizuar.

“PD është e fosilizuar. Ka një dhendërr që e ka nxjerrë përpara, por ai po del më i pranueshmi nga të gjithë.

Basha është aty i vendosur nga Sali Berisha dhe është Sali Berisha dhe Ilir Meta me turne që lëvizin gojën dhe duart e tij.

Ai është një peng atje”, tha Rama.