Skip to content

Gazetari Enkel Demi: Yuri Kim e sheh veten si padrone, Rama e gënjen sepse ka frikë. I vetmi njeri normal është Lul Basha

Gazetari Enkel Demi ka përkufizuar rolin e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në një lidhje me emisionin “As Pro, as Kundër” në ABC, Demi u shpreh se Kim e sheh veten si padrone, ndërsa shtoi se “Rama e gënjen dhe mundohet ta trajtojë si budallaqe”.

Enkel Demi shtoi se shfaqja e kryeministrit Edi Rama ku ironizoi kundërshtarët politikë ishte e turpshme dhe në lidhje me këtë duhet të reagonin edhe shoqatat e grave.

“Ambasadorja amerikane ka kuptuar që shqiptarët janë munduar t’i zgjidhni gjërat përmes të huajve. Ajo ka të drejtën të bëjë atë që mendon sepse e sheh veten si padrone.

Duket sikur thembra e Akilit në këtë histori janë dy tre veta me problem në listë. Edi Rama e gënjen dhe mundohet ta trajtojë si budallaqe. Rama ka shumë frikë.

Ju kujtoj pamjet e fushatave të fundit elektorale ku ai i ka pantallonat a lagura. I vetmi njeri normal është Lul Basha.

 Të gjithë të tjerët duken sikur dalin nga palestra para se të shkojë në konferencë shtypi. Unë nuk e di si Rama vazhdon merret seriozisht.

Ajo që ndodhi dje ishte e shëmtuar shumë. Shoqatat e grave duhet të reagonin për atë që ndodhi dje aty”, u shpreh Enkel Demi.