Skip to content

‘Tibus’, vihet në pranga një tjetër shtetas nga Vlora për llogari të Italisë. Shkon në 7 numri i të arrestuarve

Foto ilustruese

Një tjetër shqiptar, me banim në Vlorë është arrestuar sot në këtë qytet për llogari të operacionit ‘Tibus’ të drejtuar nga autoritetet italiane.

Bëhet fjalë për shtetasin K.Ç, nga Vlora i cili është ndaluar për llogari të shtetit fqinj duke e çuar në 7 numrin e të ndaluarve në Vlorë.

Operacioni “Tibus” drejtohet nga autoritetet italiane për goditjen e grupeve kriminale në fushën e narkotikëve në të dy vendet fqinje.

/faxweb