Frustrimi i opozitës ndaj Edi Ramës është aq i madh, sa janë të gatshëm të bëjnë pakt edhe me vetë “djallin”, vetëm që ta mundin.
Por, ndërsa frustrimi i opozitës është i kuptueshëm, pasi Rama ka vite që i mund, herë si kryebashkiak e herë si kryeministër, ajo që nuk kuptohet, është urrejtja që shfaqin publikisht kundër tij, ata që quhen “intelektualë”.
Ka qenë qesharake përshëmbull, mburrja e gazetarit Enkel Demit, se kur ishin të vegjël, ai dhe shokët e tij e rrihnin Edi Ramën.
“Kur ka qenë i vogël e rrihnim në lagje ne.
Tani mundohet të na marrë hakun. I gjatë ishte, por bëheshim nja 5-6 veta”, tha ai.
Gazetari Demi u shfaq dje në rolin e Izet Haxhisë, i cili në një intervistë të disa viteve më parë, tregonte gjithashtu se si donin ta rrihnin Edi Ramën, me urdhër të Sali Berishës.
Se pse duhet të bëjë një gazetar të “fortin”, edhe nëse e shoqja kandidon për deputete përballë Ramës, kjo nuk kuptohet!
Ajo tregon veç pafuqi dhe dorëzim përballë Edi Ramës, të cilin tani, ngaqë nuk e mundin dot, ka mbetur veçse ta rrahin fizikisht.
Veçse nuk do të arrinin ndonjë gjë të madhe, pasi njerëzit e Berishës e kanë rrahur edhe më parë Ramën, dhe ja ku jemi sot.
Ndoshta do të bënin mirë të kuptonin se me rrahje e varje tek palma nuk arrihet gjëkundi.
Përkundrazi, veçse bëjnë punën e Ramës, të cilin e shfaqin si një njeri të “qytetëruar” përballë disa “barbarëve” e “egërsirave”, që njohin veç dhunën.
(TemA)
