Skip to content

Haradinaj premton rritje rrogash për punëtorët shëndetësorë

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka vazhduar ‘dorën e lirë’ në premtimet për rritje të pagave për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit.

Ai ka gëzuar së fundmi edhe punëtorët shëndetësorë, pasi u ka thënë se nëse nuk ndodhë këtë vit, në vitin tjetër gjithsesi do t’u rriten pagat.

“Çështja e pagave për mjekët dhe personelin mjekësor, ne u jemi shumë borxh mjekësve dhe personelit mjekësor se na kanë respektuar edhe si Qeverisë sepse ata përpos ngritjes së zërit të tyre edhe zërit ta quajmë sindikal e pranuan edhe një dialog me ne dhe ne do ta respektojmë këtë dialog me ligjin për pagat, kategorizimi dhe të gjitha ato kuota do të jenë të respektueshme për mjekët dhe personelin mjekësor, pra nuk do shkon në pakufi kjo kohë, vitin e ardhshëm financiar gjithqysh”, u shpreh Haradinaj.

Kurse, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se do i mbështesin punëtorët shëndetësorë përmes ngritjes të pagave dhe përmes një sistemi më të mirë të menaxhimit.

“U zotuam ashtu siç është edhe zotimi jonë qeveritar që do bëjmë zgjidhje në sektorin e shëndetësisë. Do mbështesim punëtorët shëndetësor me ngritje të pagave do t’i mbështesim me një sistem më të mirë të menaxhimit do të mbështesim edhe kuadrot të cilat janë ashtu siç kemi bërë ditë më parë me specializantët të cilët i kemi mbështetur financiarisht. Pra jemi duke bërë hapa gradual por të vendosur dhe me fokus që shëndetësia në Kosovë në mandatin qeveritar tonë të përmirësohet shumë dukshëm nga ajo që e kemi gjetur”, ka deklaruar Ismajli.

.