Skip to content

VIDEO/ Sërish tensione në zyrat e FRD-së, policia tenton të pengojë Bashën. Kreu i PD-së futet brenda

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në zyrat e FRD-së pas problemeve që kanë përfshirë këto ambiente ditën e sotme.

Basha është futur mes vështirësive brenda zyrave të FRD-së, duke qenë se policia u përpoq ta ndalonte, por në fund Basha u fut.

Ditën e sotme një incident ndodhi në zyrat e FRD-së, teksa Presidenti Ilir Meta u përplas fizikisht me Policinë Bashkiake të Tiranës, e cila tentoi ta pengonte për tu futur aty.

Bashkia e Tiranës i kërkon FRD-së të lirojë zyrat dhe ditën e sotme Policia shkoi në ambientet e zyrës së FRD-së e nuk lejonte njeri të futej brenda.

Presidenti Meta paralajmëroi pas incidentit se do të shkojë në burg kushdo që përpiqet të kërcënojë opozitën dhe i bëri thirrje policisë të zbatojnë ligjet.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb