Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në FaxNews, foli rreth ngjarjes së sotme të ndodhur në zyrat e FRD-së. Veliaj u shpreh se ai ishte në Farkë kur mori vesh se presidenti Meta kishte shkuar në zyrat e FRD-së dhe po zihej me rojet e turnit të bashkisë.
Teksa foli mbi sjelljen e presidentit Meta, Veliaj shtoi se zyrat e FRD-së do të lirohen si janë liruar kopshtet, çerdhet nga zaptues privatë.
Veliaj:
Janë një rracë politikanësh që e kanë zakon zaptimin. Jemi në vitin 2021, dhe për aq kohë sa të gjitha partitë e tjera, si të majta dhe të djathta kanë zbatuar urdhrin e kryetarit të bashkisë për të liruar zyrat.
Si çdo zaptues që është larguar nga konviktet çerdhe kopshtet duhet të largohen edhe ata nga zyrat e bashkisë, ato janë zyrat e konsumatorit.
Të shkosh të zihesh me rojet e turnit është turp. Meta si boksier duke u zënë me rojet e turnit është turp, ata u sigurojnë bukën familjes së tyre me atë punë. Shteti ka ligje ka rregulla që nuk lejon një zaptues privat, e pse duhet te lejohet një subjekt politik? Nuk ka lidhje me partinë është urdhër qe ka shkuar ka vite që ka shkuar urdhri. Po kta për vilat makinat nuk të falin. Po për zyrat që i kanë zënë me të padrejtë.
Këta policë janë roje të një zyre shteti, ashtu si ka roje presidenti e të tjerët. Policia bashkiake është e pa armatosur. Nuk ka as grupe të gatshme dhe e gjitha kjo ishte një provokim, ai shkoi tu thojë që sot keni afatin e lirimit dhe aty shkon presidenti e ndeshet me rojet.
Këto histori me shantazhe i kam dëgjur me vite, janë parti e shantazhit. Unë isha në punën time në Farkë dhe u habita që presidenti shkon në një zyrë dhe zihet në një mënyrë të tillë, ca të them unë.
Si cdo ndërtesë e zaptuar, ndërtesa do të lirohet, kam 6 vite që ua them këtë. Këta nuk po bëjnë debat që të rritet paga me 400 milek, nuk po bëjnë debat për taksat progresive. Këta po bëjnë depat për zyrat që i kanë zënë pa të drejtë.
Mos të themi gjëra pa logjikë vetëm se na drejton një president pa logjikë.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
