Skip to content

Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA për gazin e lëngshëm natyror në Vlorë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar këtë të premte një marrëveshje bashkëpunimi midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri.

Një projekt i cili përfshin zinxhirin e plotë duke nisur nga konvertimi i TEC Vlorë me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e LNG, duke shndërruar Vlorën në një HUB rajonal.

Të pranishëm në firmosjen e marrëveshjes, janë kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber.

Kryeministri Rama në një bashkëbisedim online me zyrtarët amerikanë u shpreh se është shumë i mërzitur që nuk mund të jetë prezentë në nënshkrimin e marrëveshjes në Hjuston, Texas. Ai tha se shpreson që ky të jetë vetëm fillimi dhe gjërat e tjera të dalin prej kësaj.

Rama:

Duke treguar jo vetëm fuqinë e vizionit, por edhe fuqinë mjaft të rëndësishem të marrëdhënieve tona amerikano-shqiptare dhe anasjelltas. Jam shumë i mërzitur që nuk jam atje në Hjuston, Texas, por shpresoj që ky ëstë vetëm fillimi dhe gjëra të tjera do të dalin prej ksaj, dhe Shqipëria ka një dobësi për ata që nuk e njohin. Ata që vijnë në Shqipëri nuk kanë shanse të ndahen prej saj. Kështu që miku im ke rënë në këtë kurth. Faleminderit shumë të gjithëve.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb