Skip to content

Vrau djemtë e tij për 260 mijë dollarë siguracione shoqërore, dënohet me 212 vite burg babai mizor

Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, që vrau dy djemtë e tij për të përfituar siguracionet shoqërore u dënua nga Gjykata e Kalifornisë me 212 vite burg.

Në muajin Prill të vitit 2015, Ali ishte duke lëvizur me shpejtësi me automjetin e tij dhe e hodhi atë qëllimisht në ujë në portin e Los Angelos bashkë me të shoqen dhe fëmijët brenda. Ish-bashkëshortja e tij do të ishte mbytur nëse nuk do të ishte ndihmuar nga një peshkatarë aty pranë, pasi ajo nuk dinte notë.

Ndërkohë dy djemtë e tij, 13 dhe 8 vjeç u mbytën. Të dy fëmijët ishin të prekur nga autizmi. Gjykatësi i çështjes, John Walter tha se skema e Alit ishte diabolike.+

“E vetmja keqardhje që ai ka është se u kap nga autoritetet”, tha Walter.

Përveç burgut, 45 vjeçari që kishte blerë polica sigurimi për jetën e familjes së vet në rast aksidentesh rrugore në 8 kompani të ndryshme, tani duhet t`i kthejë $260 mijë dollarë firmave që mashtroi.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb