Artan Kaboçi terrorizoi qytetin e Divjakës mbrëmjen e sotme teksa qëlloi me armë kundër policisë së shtetit dhe nuk pranoi të dorëzohej.
34 vjeçari kishte shtënë me armë dhe policia shkoi ta arrestonte, mirëpo ai nuk u bind dhe hapi zjarr ndaj policisë.
U desh ndërhyrja e RENEA-s që të bëhej e mundur kapja dhe neutralizimi i tij. Mbrëmjen e sotme, është siguruar një video me pamje nga aksioni i Policisë në Divjakë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
