Skip to content

Ekzekutimi i Behar Sofisë, vrasësi pranon krimin pas arrestimit në Malin e Zi, kishte marrë një banesë me qera së bashku me nënën e tij…

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Policia ka mundur që të vërë në pranga ekzekutorin dhe tre prej bashkëpunëtorëve të tij, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije ende.

Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, ndërkohë që ende nuk dihet se kush ka dashur ta eleminonte biznesmenin Sofia, i cili ka qenë i dyshuar dhe për trafikimin e heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë.

Mësohet se personi që ka qëlluar me armë silensiator Sofinë është 23-vjeçari Ernejt Shyti, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme në Malin e Zi, dhe u soll drejt Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e Policisë.

Shyti e ka pranuar vrasjen, dhe është zbuluar nga gjurmët e ADN-së që kishte lënë në rroba. 23-vjeçari jetonte në një banesë me qera së bashku me nënën e tij në rrugën ‘Bardhyl’.

I riu e ka ndjekur 3 ditë me radhë Behar Sofinë dhe lëvizjet që biznesmeni bënte, nga shtëpia e tij.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb