Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një shfaqje klinikisht të rëndë, atë që ndodhi mesditën e djeshme në zyrat e FRD-së ku presidenti Meta u përplas me punonjës të Policisë Bashkiake.
Ky ishte reagimi i parë i Ramës, për situatën e cila ndezi dje të gjithë skenën politike në vendin tonë, ku presidenti u përplas me punonjës të Policisë Bashkiake, pasi këta të fundit nuk lejonin hyrjen në seli të përfaqësuesve të Partisë Fryma e Re Demokratike.
Rama:
Më lejoni që të mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqje që është klinikisht e rëndë, dhe që kërkon solidaritet. Meta ka çrregullime të rënda, dhe ne ofrojmë solidaritetin tonë për këtë situatë.
Rama gjatë kësaj vizite në shkollën “4 dëshmorët” u prit me protesta nga një grup të rinjsh të forumit rinor të PD-së, për të cilët tha se e kishte të pamundur që t’iu gjendte një vaksinë kundër tërbimit.
“Vaksinim për tërbimin për fatin e keq nuk e kemi, dhe do të duhet të jetojmë me shfaqje të kësaj natyre, e rëndësishme është që të luftojmë armikun e padukshëm”, komentoi shkurtimisht Rama.
Ndërkohë që Rama komentoi dhe lajmet mbi sigurinë e Astra Zenecës, dhe pezullimit që i kanë bërë kësaj vaksine disa shtete.
“Këto doza kanë mbërritur nga Suedia, a ka ndonjë mundësi që ky vend të shpërndajë vaksina të pasigurta. Me këtë vaksinë janë imunizuar miliona anglezë dhe është vaksina e Oksfordit. Kjo vaksinë ka të mirën që e ka afatin e përdorimit për dozën e dytë 8-19 javë”, tha ai.
LAJM I FUNDIT/ Protesta kundër Ramës në rrugët e Tiranës, kryeministrit i bëjnë ‘pritë’ teksa shkonte te qendra e vaksinimit të mësuesve
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
