Skip to content

Qëlloi me vezë Ramën, Basha “shpërblen” Endri Hasën: I gjen punë në “Call Center” në PD pasi e la jashtë listave

Lulzim Basha duket se ka korrigjuar “gabimin”  për të lënë jashtë listave ish-deputetin e Elbasanit, Endri Hasa.

Sot është raportuar nga disa media se Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit e Dixhitalizimit pranë PD-së.

Ky post i sajuar së fundmi i besohet ish-deputetit Hasa në prag të zgjedhjeve parlamentare si ngushëllim për injorimin nga kryedemokrati Basha.

Le të kujtojmë se arritja më e madhe e deputetit Hasa në Parlament ishte operacioni gueril për të goditur me vezë kryeministrin Edi Rama.