Foto ilustruese.
Ka përfunduar derbi Tirana-Partizani, me të kuqtë që çojnë në shtëpi 3 pikë dhe me Tiranën që ndalet pas 3 fitoreve radhazi.
Për Partizanin shënuan Jurgen Bardhi dhe Egzon Belica dhe në këtë mënyrë Partizani i afrohet më shumë mundësi për t’u kualifikuar për Europa League.
Tirana tashmë mbetet 5 pikë larg rivalëve të qytetit. Gjithsesi edhe pse nuk arriti të merrte asnjë pikë, Tirana të paktën krenohet me supergolin e Erjon Hoxhallarit.
/faxweb
