Një incident ka ndodhur ditën e sotme midis kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së Fax News, Edona Haklaj gjatë një transmetimi direkt ditën e sotme.
Kryeministri Edi Rama i kërkon llogari gazetares përse nuk ka vendosur maskën, ndërsa ajo i thotë që e ka harruar nga nxitimi, mirëpo Rama io thotë të shkojë ta marrë dhe e shtyn gazetaren.
Në lidhje me këtë incident ka reaguar ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, njëkohësisht kandidate për deputete e Partisë Demokratike, e cila e quan fundin e një politikani prekja e një gazetari.
Reagim i ish-Kryetares se Komisionit te Medias Albana Vokshi:
Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.
Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë
Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
