Pedagogia Eris Dhamo ka qenë e ftuar në Fax Neës ditën e sotme për të folur në lidhje me përdorimin e fëmijëve për qëllime politike.
Dhamo theksoi se është e ndaluar që fëmijët të përdorën për qëllime politike, ndërkohë ajo shton se janë institucionet ata që duhet të vëzhgojnë shkeljet.
Është e ndalur përdorimi i fëmijëve për qëllime politike. Janë institucionet ata që duhet të vëzhgojnë. Përdorimi i të dhënave rtë fëmijëve dhe imazhit të tyre është një shkelje flagrante. Kanë të drejta civile fëmijët dhe një nga këta është e drejta për t’u mos u përfshirë politikisht. Këto veprime ndikojnë në jetën edukative të fëmijëve. Të pytet më mire se ccfarë duhet për ta.
Ka një ligj që i mbron nga ky lloj përdorimi. Pse ata qe duhet t’i mbrojne i shkelin ligjet?
-Keq më vjen ta them, por i përkasim një shoqerie që nuk është shumë e përshtatshme në zbatimin e ligjit. Nuk them vetëm për ligjin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijeve, por në të gjithë sistemin rregullator. Gjithmonë kur kemi një ligj të ri, të gjithë flasim sesi ta shmangim këtë ligj. Jemi mbi 30 vite tranzicion dhe kjo vjen edhe për shkak të kulturës sonë.
Thatë që ka instanca që shohin a ka shkelje. Ku i raportojnë rastet nëse ka shkelje?
-I referohemi bllokut të drejtave të fëmijevë, ne kemi një komisioner i dedikuar për mbrojtjen e fëmijëve. Këtu hyjnë pa diskutim të gjithë ata që janë në dijeni dhe duhet t’i drejtohen komisionerit. Të gjitha organizatat. Si shoqeria civile. Mediat në përgjithësi është një institucion i rëndësishëm. Do kërkoja pak më tepër vëmendje nga aktorët politikë. Vetë partitë politike duhet të kenë një diskutim për rastet e dyshimeve ligjore. Fatkeqësisht këtë gjë nuk e kam parë nga asnjë aktor politik. Kujdesin në fushtaë, kodin etik të mirësjelljes në fushatë sidomos me fëmijët nuk e kam parë te asnjë. Vetë partitë politike kujdesen me detaje deri te veshja e fëmijëve që përdoren në fushata.
Aktivitetet politike gjatë këtyre ditëve, shohim që politikanët dalin në fushatë dhe shohim një gjuhë që nuk shkon për shtat të paktën për fëmijët. Gjuhë urrejtje, pse nuk ndalohet?
-Jo vetëm gjuha e përdorur por dhe imazhet e transmetuara. Shohim debate që shkojnë deri në konfrontime. Kemi pa diskutim edhe dëmtim të fëmijëve. Gjuha e përdorur nga politikanët tonë jo vetëm në fushatë por edhe në parlament është me sharje dhe i dëmshëm. BE-ja përshembull në mund të marrësh fjalën pa u drejtuar me ju. Jo gjithmonë ofendimet janë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Sharjet bëhen nganjëhere emri dhe filani. Fatkeqësisht situata e ditëve të sotme flet për njëkeqkomunikim.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
