Mimi Kodheli, kandidate në vendin e 23 në listën për deputetë të Partisë Socialiste, ka habitur teksa është shprehur se banorët e lagjes numër 13 në Tiranë, i konsideron më shumë se sa njerëzit e saj të gjakut.
E pranishme bashkë me Veliajn në këtë lagje, Kodheli tha se ata që ishin prezent bëjnë për të dhe Partinë Socialiste atë që nuk do ta bënin dot as familjarët e saj. për këtë gjë, Kodheli u kërkoi banorëve që edhe ata ta konsideronin në të njëjtën mënyrë.
“Nuk di ta numëroj e sata fushatë është për mua kjo. Çdo fushatë ka emocionet e veta. Besomëni, ju që jeni këtu prezent, bëni për familjen tonë të përbashkët socialiste dhe për mua personalisht, atë që familjarët e mi nuk do ta bënin dot. Prandaj unë ju konsideroj më shumë se njerëzit e mi të gjakut. Besojeni këtë. Dhe për pasojë, edhe ju duhet të më konsideroni ju nesër, që nga sot e deri atë ditë në të njëjtën mënyrë,”– u shpreh Kodheli.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
