Pas mbërritjes së 38 400 dozave të vaksinave AstraZeneca, në Shqipëri procesi i vaksinimit sot u zgjerua me mësuesit dhe pedagogët.
Mirëpo vaksinimi me dozat Astra Zeneca ka ngjallur një debat në Europë, duke qenë dyshohet se Astra Zeneca mund të sjellë efekte anësore.
Pavarësisht se kryeministri sqaroi se seria e dozave që erdhën në Shqipëri nuk ka lidhje dhe është tjetër nga ajo që ka dhënë efektet anësore në disa shtete, qytetarët kanë shpërthyer në Facebook-un e kryeministrit.
Një nga komentuesit i thotë Ramës se vetë u vaksinua me Pfizer, ndërsa me AstraZeneca, “gjysma e mësuesve do ikin për l*sh”.
Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha dy ditë më parë se shtetet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën e AstraZeneca nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka asnjë provë se kjo është e vërtetë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
