Skip to content

“Mjafton të kesh një shall në vend të maskës” pse Rama doli kundër Fauci-t dhe vetes së tij kur shtyu gazetaren Edona Haklaj?!

Ditën e sotme pati një incident midis gazetares së Fax Neës, Edona Haklaj dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, me këtë të fundit që shtyu gazetaren, e cila nuk kishte vendosur maskën.

Nga nxitimi dhe kushtet jo të favorshme shpeshherë gjatë raportimeve live, sicc vetë Haklaj deklaroi pas incidentit, gazetarja kishte harruar të merrte maskën.

Gjithsesi ajo vendosi shallin e saj në fytyrë kur kryeministri e kritikoi për maskën. Shalli nuk ishte i mjaftueshëm për Ramën, i cili e shtyu gazetaren që ta largonte edhe pse ajo ishte brenda rregullave po t’i referohemi deklaratave të mëparshme të Ramës.

Pak kohë më parë, vetë kryeministri Edi Rama deklaronte në studion e “Opinion” se ai vetë maskat e tij nuk i blinte por i bënte vetë, duke shtuar se qoftë edhe një shall i mirë do të mjaftonte.

“Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lek, është një pëlhurë që kthehet në maskë. Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si një mbrojtëse tekstili. Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë. Një maskë prej copë, qoftë edhe një shall i mirë është më se i mjaftueshëm,”– tha Rama I ftuar në “Opinion”, më 15 tetor të vitit të shkuar.

Të njëjtën gjë ka thënë më herët edhe Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

“Nuk ka nevojë që të jetë një maskë klasike, mjafton të jetë diçka që të pengon të mos infektosh të tjerët,”– ka thënë Fauci ndër të tjera.

Edhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më datë 3 prill të vitit të shkuar azhornoi këshillat dhe rekomandoi që njerëzit të mbajnë shall në mjediset publike kur ndodhen rreth njerëzve jashtë shtëpisë së tyre. Kjo edhe për faktin se maskat farmaceutike në shumë raste kanë shkaktuar bllokime të frymëmarrjes tek shumë njerëz.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb