Skip to content

6 pacientë humbën jetën pas skandalit në spitalin Covid, familjarët detyrojnë Ministrin e Shëndetësisë të japë dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë në Jordani ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Kryeministri i vendit Bisher al-Khasaëneh i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Nathir Obeidat që të tërhiqej pas kësaj ngjarje.

Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.

Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb