Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vizituar këtë të shtunë shtëpinë e nënë Margaritës në Berat. Nënë Margarita, i ka dhënë Kryemadhit disa këshilla e urime, të cilat liderja e LSI i ka ndarë përmes një videoje në “Facebook” .
“Nuk kam më ç’të flas jam tepër e gëzuar që Zoti bëri të mundur të më takosh. Zoti të bekoftë me të gjithë të mirat e botës. Ta dinë mirë të gjithë, se e ardhmja është e të rinjve. Të më rrosh, gëzosh e mbretërosh. Sado të jetë tigri i fortë, ndale thotë Zoti se jam unë”, u shpreh nënë Margarita.
Ndërsa, Kryemadhi mbi videon e publikuar shkruan:
“Përulem para këtyre fjalëve të ëmbla nga Margarita ❤️ e Beratit, por e vetmja mbretëri që do doja të shikoja është Shqipëria “mbretëria e mundësive për të rinjtë”.
“Balkanweb”
