Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se Shqipëria është vendi me informalitetin më të lartë se mesatarja europiane, sa i takon të punësuarve.
Kreu i selisë blu citon Organizatën Ndërkombëtare të Punës, duke shpërndarë një grafik ku vendi ynë është i pari sa i takon të punësuarve në tregun informal të punës.
Shqipëria ndiqet nga Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Më herët Lulzim Basha postoi një kartolinë urimi, ku uron qytetarët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë me rastin e Ditës së Verës.
