Skip to content

Nuk iu dha ndihma mjekësore për 48 orë se ishte i palarë, ndahet nga jeta Kreshnik Kaçi

Qytetari Kreshnik Kaçi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas sorollatjes që iu bë për 48 orë sepse ishte i palarë, siç denoncuan fqinjët e tij për Fax Neës.

Pak ditë më parë, në redaksinë e FaxNeës ka mbërritur një denoncim ku një qytetar ka denoncuar rastin e një qytetari i cili banonte i vetëm në shtëpi i ka kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore për ndihmë dhe ata nuk kanë pranuar.

Denoncuesit, komshinjë të qytetarit të cilit nuk i është ofruar shërbimi, tregojnë për FaxNeës se si ambulanca refuzoi fillimisht të merrte qytetarin për të cuar në spital, pasi ai nuk ishte pastruar.

Ndërkohë pasi komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, ata e cuan në spitalin e Traumës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim.

Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rastin, ndërsa menjëherë kanë telefonuar redaksinë e FaxNeës ku i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin të moshuarin dhe ta mjekojnë, pasi nuk e dinë se nga cfarë vuan.

30 minuta pas denoncimit në FaxNeës, ambulanca e ka marrë sërish të moshuarin dhe nga Spitali i Traumës e kanë dërguar në Spitalin Nënë Tereza.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb