Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Prishtinës, teksa një burrë ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas raportimeve të mediave vendase, burri vrau gruan dhe veten me të njëjtën armë, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të viktimave.
Dy viktimat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tragjedia mbeten akoma të paqarta.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se Policia është informuar për dy të pajetë rreth orës 09:00.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
