Kreu i LZHK-së ka uruar që Dita e Verës të sjellë pranverë në familjet shqiptare pas një dimri të vështirë.
Shehi gjithashtu sjell ndërmend një video të tij nga Parlamenti para 3 vitesh ku theksoi se varfëria është ulur këmbëkryq te shqiptarët.
Postimi:
Gëzuar Ditën e Verës !
Kjo ditë e shënuar uroj të sjellë pranverë në familjet shqiptare pas një dimri të gjatë e të vështirë. Dua të sjell ndërmend një fjalim të para tre viteve në parlament, ku theksova se varfëria është ulur këmbëkryq në familjet tona.
“Ça mendon ti se fiton nga ballokumet dhe kanë qit dhe ca goca të reja është për turp, kjo është varfëria, atë të shihte kryeministri dje në Elbasan. Mos të tregojë përralla të kota. Në Elbasan do të thyhet varfëria kur të mos ketë njerëz që shesin ballokume. Se s’ka turp më të madh, qyteti i Normales, qyteti i Xhuvanëve del e shet ballokume atje se është pa bukë. Kjo është varfëria që i ka rënë Shqipërisë, jo këto përrallat që tregon ky këtu”
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
