Skip to content

Shqipëra në mesin e vendeve që kërkojnë lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, i ka bërë thirrje Rusisë për lirimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe protestuesve të opozitës.

Në mesin e 45 vendeve që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët është edhe Shqipëria. Në këtë listë janë edhe vendet e tjera të rajonit, si: Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Greqia.

“Jemi të shqetësuar nga numri i madh i arrestimeve arbitrare të protestuesve që po shprehnin mbështetjen e tyre për Alexei Navalny në shumë qytete ruse. Zhvillimet e përgjithshme në lidhje me arrestimin, burgosjen dhe shtypjen e Navalny ndaj aleatëve dhe mbështetësve të tij janë prova e prekshme e tkurrjes së hapësirës së shoqërisë civile në Federatën Ruse, përfshirë mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e pavarur të mediave. Ne i dënojmë me forcë këto veprime, të cilat përdorin mjetet e shtetit për të sulmuar media të pavarura dhe shoqërinë civile, dhe për të heshtur zërat kundërshtues”, thuhet në njoftimin e HRC-së.

‼️ See JST on #HumanRights situation in 🇷🇺 #Russia delivered today by 🇵🇱 Ambassador Z. Czech on behalf of 4⃣5⃣ states during 46. session of 🇺🇳 #HumanRightsCouncil.

Here 👇 you can find full version of the statement: https://t.co/RuPMZGJSu1 pic.twitter.com/1sqrXBMe5c

— PL in UN Geneva (@PLMissionGeneva) March 12, 2021

Kujtojmë se Alexei Navalny u ndalua më 17 janar në aeroportin e Moskës, pasi ishte kthyer nga Berlini, ku po trajtohej nga helmimi.

(R.G/Faxweb,.al)

/faxweb