Skip to content

Përplasja mes simpatizantëve në Elbasan, reagon ISP: Shqipëria do të shkojë në zgjedhje dhe jo në luftë

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur këtë të diel në qytetin e Elbasanit.

Përmes një postimi, ISP thotë se incidentet e tilla të dhunës kanë një zhvillim negative dhe janë një kërcënim serioz për integritetin e procesit zgjedhor dhe të fushatës elektorale. Ndërkohë ISP shton se më 25 Prill, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje parlamentare dhe jo në luftë.

Postimi i plotë:

ISP – reagim mbi ngjarjet ne Elbasan. Partite te reflektojne, te respektojne Kodin e Etikes ne fushate, te distancohen nga praktika te tilla negative te konfrontimit dhe denigrimit publik ndaj paleve rivale/mendimit ndryshe, si dhe te perjashtojne nga stafet elektorale çdo individ te perfshire në to.

/faxweb