Përdorimi i vaksinës AstraZeneca është pezulluar edhe në Republikën e Irlandës. Autoritetet vendase kanë deklaruar se nuk do ta përdorin vaksinën e Oksfordit, pasi panë një rritje të numrit të rasteve me mpiksje gjaku në Norvegji.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly tha se ky ishte një hap parandalues, megjithëse OBSH-ja tha se vaksina nuk ndikon në mpiksjen e gjakut.
Javën e kaluar, Danimarka dhe Norvegjia pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi vunë re se qytetarët po shfaqnin problemin e mpiksjes së gjakut. Ndërkohë të premten në një deklaratë, OBSH-ja tha se vendet nuk kanë përse të ndalin përdorimin e vaksinës pasi asnjë studim nuk e tregon se ajo ndikon në këtë faktor.
Kujtojmë se ditën e premte në Shqipëri mbërritën 38.400 doza të ‘AstraZeneca’ të cilat sipas autoriteteve vendase janë parashikuar për të vaksinuar mësuesit dhe një pjesë do t’i jepet Kosovës për të vaksinuar mjekët.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
