Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY, konfirmon sot 1626 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit, prej të cilëve 5 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 58 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,263 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i përgjithshëm i rasteve është 221.147. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 564.
Që nga fillimi i pandemisë, 1,489 pacientë janë larguar nga ICU. Ndërkohë sot janë konfirmuar edhe 53 vdekje të reja të ndodhura në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 7,091 vdekjeve janë regjistruar.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
