Skip to content

Mehmetaj në tregun e fruta-perimeve në Fier: Pas 25 prillit, produktet vendase do kenë përparësinë maksimale

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se ka vizituar sot tregun e fruta perimeve në Fier.

Mehmetaj thekson se pas 25 prillit, produktet vendase do të kenë përparësi maksimale.

Postimi i ish-deputetes Kejdi Mehmetaj:

Me Renato Basholli një nga kandidatët më të rinj të Qarkut të Fierit e nisëm ditën duke biseduar me tregëtarët e tregut te fruta perimeve të lagjes “1 Maji”.

Ky treg por edhe shumë të tjerë nuk i përngjajnë aspak tregjeve Europiane dhe kjo jo për nga cilësia e produkteve, por për shkak të lënies në harresë dhe mungesës së investimeve.

Pas 25 Prillit produktet vendase do kenë përparësinë maksimale.

0% TVSh për të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale MADE IN ALBANIA.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj

#FieriShtëpiaJuaj

Me Renato Basholli një nga kandidatët më të rinj të Qarkut të Fierit e nisëm ditën duke biseduar me tregëtarët e tregut…

Posted by Kejdi Mehmetaj on Sunday, March 14, 2021