Shkolla private “Alsalamskolan” ku arsimoheshin fëmijët muslimanë në qytetin Örebro të Suedisë është përfshirë nga zjarri.

Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez STV tha se në pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar dy persona që i kanë vënë zjarrin shkollës dhe se këto pamje i janë dorëzuar policisë.

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush për shkak se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.

Policia kreu inspektimet në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko