Meta:

E dhunshme që ndodhi në selinë e FRD-së dhe sulmi i dhunshëm ndaj kësa force politike vetëm pak ditë pas nënshkrimin të një marrëveshje të FRD dhe aleatëve është një tjetër tregues i sjelljeve të mazhorancës me qëllim dëmtimin e kësaj force politike dhe njëkohësisht për të … ky sulm sic u ndoq nga të gjithë bie ndesh me të gjitha parimet, të gjitha parimet e kryetarit të bashkësë janë kryer në kundërshtim të hapur me ligjin  dhe pa asnjë akt zyrtar që të legjitimojë veprimin e tyre.

Të kalojmë të faktet, në ambientet e FRD-së ishte ngjitur nje letër, pa nënshkrim pa emer pa vulë pa numër protokolli përvec një fjalë ekstra e datës 3 mars që të dukej si një akt zyrtar për të arritur qëllimin e tyre, terrorizimin e kësaj force politike. Permes këtij akti i kërkoi FRD lirimin e zyrave të bashkisë, por kjo letër nuk citon asnjë bazë ligjore se ku mbështetej kjo, pas kësaj FRD i është shkëputur rryma elektrike dhe më pas erdhën  policët e Bashkisë të cilët kërkuan lirimin e zyrave.

Ky është momenti që kryeyari i FRD lajmëroi median e të gjithë, përfshi presidentin e vendit. Kam ndjekur me shqetësim situatën dhe kam ndjekur dhe kam verifikuar situatën e pa precedent që po ndodhte aty. Ndryshova axhendën dhe mbërrita në selinë e FRD për të biseduar me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë për këtë situatë. Kur mbërritëm aty dera ishte e rrethuar me policë bashkiakë sikur të kishte ndodhur ndonjë skenë, jo sikur ishte zyra e një force politike. Fillimisht është hapur dera dhe është lënë të hyjë vetëm presidenti, në këtë moment policia bashkiake ka sulmuar stafin që shoqëronte presidentin, ky ka qenë momenti që unë kam ndërhyrë si kryeshtet. Pas kësaj ngjarje është dërguar një shkresë e pa referuar në asnjë akt ligjor dhe që nuk përmend asnjë arsye të ligjshme dhe përmendet fakti se FRD paska zënë zyrat e Bashkisë.

FRD nk ka hyrë me forcë dhe nuk ka zaptuar, forca politike gjendet aty që prej marsit të 2016 përmes një kontrate të lidhur me bashkinë. Permes një kontratë bashkia ka marrë përsipër pajisjen e FRD me një zyrë. Prej 5 vitesh FRD ndodhet aty përmes një kontrate me bashkinë. Në këtë marrëveshje të firmosur nga Erjon Veliaj dhe ana e FRD thuhet se palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje mes palëve të zgjidhet me mirëkuptim, në rast të mos zgjidhjes së tyre atëherë do ta zgjidhje Gjykata e shkallës së parë Tiranë.

Ky hap do të merrej pasi do të ishin konsumuar të gjitha mënyrat e zgjidhjes mes partisë dhe bashkisë. Vetëm pas presionit të madh publik, Bashkia Tiranë i dha FRD një shkresë të nënshkruar i cili i referohet një urdhri të lëshuar nga kryetari i Bashkisë që të lirohet brenda 10 ditëve. Ky akt nuk i referohet as marrëveshje së nënshkruar. Në momentin që ka ndodh konflikti, kjo ka qenë letra që i është dërguar FRD=së pa vulë pas asnjë gjë, pra një letër bakalli.

Pas këtij debati të ndjekur, vetëm në 12 mars kemi një akt nga bashkia që i plotëson kushtet, edhe pse është i paligjshëm se nuk ka asnjë referencë ligjore. Është një akt i mjaftueshëm për të bërë gjyq.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re