Një ngjarje e rënë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, ku një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’, ndërkohë që sipas policisë i riu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë që vijojnë hetimet për rastin.
“Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.
Kjo është vetëvrasja e tretë që ndodh në vend, ndërsa mëngjesin e sotëm janë hedhur nga lartësitë e pallateve një 39 vjeçare në Gjirokastër, dhe një 75-vjeçar në Përmet. Pandemia e Covid 19 sipas ekspertëve ka nxjerrë në pah dhe probleme të shëndetit psikologjik dhe mendor të qytetarëve.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb