Skip to content

Veliaj i përgjigjet Metës: Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë, FRD, 4 vite zaptuese e ndërtesës

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka kthyer përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta.

Ai thotë që kontrata mes Bashkisë Tiranë dhe Frymës së Re Demokratike ka qenë vetëm një vit dhe ka mbaruar që para 4 vitesh.

“Për përmbaruesin e dhunshm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes Bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrembeu ish-Presidentit ka qenë për VETEM 1 VIT!

Ka 4 vite që ndertesa zaptohet pa kontratë. Kto janë faktet.

Lironi ndertesën publike, po keni pak dinjitet!”-shkruan Veliaj.