Skip to content

“Amerikanët i kap për veshi”! Mesazhi i “koduar” i Yuri Kim: Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!

Ambasadorja Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë në kudër të 30-vjetorit të të rivendosjes së SHBA-së dhe Shqipërisë.

Përmes një postimi të bërë në ‘Twitter’, Kim citon shprehjen që ka thënë sekretari i shtetit, Baker kur erdhi në Shqipëri.

“Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!’

Kim shkruan se kjo deklaratë ende mbetet e vërtetë edhe në ditët e sotme.

Nje mesazh i “koduar” me sa duket per te gjithe ata politikane qe kane drejtuar sulmet e tyre kunder SHBA, mes te cileve dhe presidenti Ilir Meta qe deklaroi dite me pare se “I kap per veshi amerikanet”!

Postimi i Yuri Kim:

Më 15 Mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërisëria vendosën marrëdhëniet, duke rilidhur zyrtarisht njerëzit e dy vendeve tona.

Kur Sekretari i Shtetit Baker erdhi në Shqipëri, ai deklaroi: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!”

Kjo deklaratë mbetet e vërtetë sot.

Do të jetë gjithmonë e vërtetë. Gëzuar!