Drejtori i Akademisë së Studimeve Politike, Erion Tase ka qenë i ftuar ditën e sotme në emiosnin “Me Xhaxhiun”, ku ka folur për Kodin e Ri Zgjehdor dhe mënyrën sesi do të bëhet monitorimi i shkeljeve.
Një nga problematikat e përmendura është fakti që figurat kryesore politike, duke filluar nga kryeministri dhe deri te kryetarët e bashkive, vazhdojnë të bëjnë video promovuese përshembull të ndëertimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, gjë e cila nuk lejohet me kodin e ri.
Ndër të tjera, Tase ka rikujtuar se standardi i zgjedhjeve të 25 prillit është një kusht kryesor për integrimin europian, ndërkohë ai ka shtuar se do të vazhdojë monitorimi gjatë fushatës për të monitoruar përdorimin e administratës zgjedhore për qëllime politike.
Intervista:
Kemi nisur monitorimin që mbështetet nga ambasadat e vendeve të ulëta. Qëllimi kryesor është kontrolli se zbatohet kodi. Për fat të keq vihet re që zyrtarët kryesore, duke filluar nga kryeministri dhe deri të kryetarët e bashkisë vazhdojnë të bëjnë video promovuese të objekteve të ndërtuara pas tërmetit. Sigurisht KQZ-ja ka pasur denoncime. Për fat të keq, masat administrative gjobat janë rrëzuar. Janë rrëzuar nga komisioni i apelimit që është përsëri një risi e këtyre zgjedhjeve. Vërejtja kryesore është për mënyrën që punon kjo KQZ e re, shihet ndarja e ligjit sipas partive politike. Kemi vendime të marra në formën e kartonit dhe jo sipas ligjit.
A është gjithcka një fasadë?
Tase: Sigurisht që mund ta themi bindshëm që ajo iniciativë e reformës zgjedhore, për fat të keq, deri më tani nuk ka arritur të sjellë një KQZ që të jetë e pavaruar dhe zbaton ligjit dhe jo të shohë kush është përsonazhi që ka shkelur rregullat. Pjesa politike ka kaluar te komisioni i ankesave.
Fati i raporteve?
Tase: Sigurisht që ccdo monitorim që kryhet, ne përpiqemi që ta bëjmë sa më publik për qytetarët shqiptarë. Së dyti raportet tona ndahen me komisionet e tjera të monitorimit, si OSBE/ODIHR. Ambasadat të gjitha zhvillojnë raporte javore, mujore. Standardi i zgjedhjeve të 25 prillit është vendosur si një kusht nga BE për hapat e mëtejshme të integrimit europian. Kemi konstatuar kodi zgjedhor parashikon që nuk duhet marrë asnjë ligj, si përshembull ritje pagash pensionesh, dhe ne kemi konstatuar 20 akte ligjore, të cilat mund të konstatohen si veprime për qëllime elektorale. Nëse PPP-të do të vazhdojnë në këtë mënyrë, do të sjellin problematika në vendimarrjen ligjore.
Plani ne vazhdim?
Tase: Ne do të vazhdojmë dhe me 5 raporte. Me fillimin e fushatës do të ketë më shumë masa shtrënguerse dhe monitorime, për sa i takon përdorimit të administratës gjatë fushatës. Do të monitorohen nëse bëjnë sharë apo like gjatë orarit të punës. Do të monitorojmë nëse do të ketë përdorim të ambienteve publike, si për shembull shkollat. A do të ketë postera të vendosur në largësi ku nuk lejohet. Këtë vit do të ketë dhe hetim të shkeljeve zgjedhore edhe nga SPAK.
Cfarë besimi më ngjall një KQZ jo 100% e pavarur?
Tase: Shpresojmë që do të kemi gjithmonë presionin e duhur nga ndërkombëtaret. Të gjitha vendimet e KQZ do të jenë shumë të monitoruara këtë vit. Aktualisht përshembull vendimi ndaj kryetarit Bashkisë Tiranë është ankimuar në Gjykatëbn Administrative. Sa më shumë të ketë presion, aq më e madhe është përgjegjësia.
Si e parashikoni fytyrën e fushatës elektorale? Më e acaruar se 4 vite më parë?
Tase: Mbas 8 viteve duket që ka një padurim nga strukturat e opozitës për të pasur më në fund një përfaqësim, duke pasur parasysh bashkitë, ku opozita nuk është më e përfaqësuar. Besoj do të ketë tentativë për të pasur një fushatë më të avaruar se ajo e 4 viteve më parë. Përshkak të Covid, do të ketë më pak vëzhgues ndërkombëtare në terren. Zgjedhjet nuk vendosen kur shkon në kutitë e votimit, por 2-3 javët para ditës së zgjedhjeve. Shpresojmë të kemi sa më shumë vëzhgues dhe sa më shumë qytetarë që denoncojnë shkeljet. Kandidatët me të kaluar kriminale mund të jenë sërish në lista , por shpresoj që liderët të gjejnë forcën për ta shmangur këtë.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb