Skip to content

“Virus i dobësuar nga fekalet e majmunit”, deputeti opozitës së re me teori ndryshe për vaksinat anti-Covid

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht, Edmond Stojku ka folur lidhur me efektshmërinë e vaksinës “AstraZeneca” për të krijuar imunizimin ndaj koronavirusit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live” mjeku ka ‘çuditur’ me pohimin se vaksina ishte ndërtuar nga virusi i dobësuar i nxjerrë nga fekalet e majmunit. Këtë informacion, ai e cilësoi si teori profesionale, që nuk ka asnjë rëndësi për publikun.

“Analizat mbi efektshmërinë nuk do dalin as sot, as nesër, ndoshta do të duhen vite. Ne kemi dy lloj vaksinash, kjo është profesionale në fakt. Moderna dhe Pfizer kanë efektshmëri 95%, janë me bazë ARN-je. Ndërsa këto të tjerat janë me virus të dobësuar, që do të thotë është marrë virus i dobësuar nga fekalet e majmunit. Janë ca teori profesionale që nuk janë të rëndësishme për publikun,“-tha Stojku.  

/faxweb