Pedagogu Ndriçim Mehmeti priste të ishte pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
Në një status në Facebook, Mehmeti thotë se nuk mund të tregohet hipokrit e të thotë se nuk e donte këtë gjë, gjithsesi, ai nuk ka hatërmbetje me PD-në, teksa thotë se të gjithë duhet t’i japim mbështetje Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.
Postimi:
Te leme menjane fatin individual dhe te behemi bashke per fitoren e 25 prillit.
Miq, dashamires, ndjekes virtual. Ju falenderoj per çdo koment, pelqim sugjerim ne statuse, intervista apo shkrime. Ju falenderoj edhe per mesazhet e shumta dhe telefonatat e diteve te fundit, duke thene edhe njehere: Nuk ka rendesi fare per mua emri ne liste. Sigurisht qe nuk jam hipokrit te them se nuk e doja, por nuk kam asnje arsye te them se PD nuk njeh kontributet e gjithesecilit. J
am ndier dhe ndihem gjithnje e me shume i vleresuar, per sa kohe kemi punuar, hartuar dhe paraqitur programin me te mire per arsimin ne 30 vitet e fundit. Per te gjithe ne fitorja ka rendesi te dores se pare. Te heqim nga rruga pengesen me te madhe per shqiptaret drejt perparimit te vendit dhe ti japim gjithe mbeshtetjen tone z. Basha, si kryeopozitari qe vertet nje plan zhvillimi modern ne te gjitha fushat, si kryeminister pas 25 prillit. Duke ju falenderuar per gjithçka, le te behemi te gjithe bashke per dite e vite me te mira. #Ne 25 prill Rama humbet.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
