Skip to content

Nga Kavaja në Elbasan, Andi Lila në krah të Gazment Bardhit: Jam i bindur se do fitojë betejën

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ka publikuar në rrjetet sociale një foto teksa shihet krah kandidatit për deputet për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhit.

Lila shkruan se është i bindur se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së do të fitojë zgjedhjet e 25 Prillit.

“Në shtabin elektoral të shokut tim të fëmijërisë Gazment Bardhi, i cili jam i bindur se do ta fitojë betejën e Elbasanit, siç ka ditur gjithmonë të ketë sukses. Gazment Bardhi”,-shkruan Lila.