Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sëbashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, priti në aeroportin e Rinasit sasinë e radhës të dozave të vaksinës Pfizer.
Ministrja bëri me dije se mbrëmjen e sotme mbërritën 9360 doza të Pfizer, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vaksinave të mbërritura në vend në mbi 80 mijë.
Procesi i vaksinimit pas personave mbi 80-vjeç, do të vijojë me personat mbi 75 dhe më pas do të vijojë me të sëmurët kronik bëri me dije ministrja e Shëndetësisë.
Postimi i plotë i Manastirliut: # ShqipëriaBuzëqesh
Aeroporti “Nënë Tereza” – Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer
# ShqipëriaeArdhmjaJonë
# SkaKohëPërPushim
/faxweb
