Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Në pjesën e fundit të intervistës, Ylli Rakipi e ka pyetur edhe për udhëtimet e shumta që Fevziu bën nëpër botë.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Një pjesë e kolegëve thonë që Fevziu shkon edhe sa për të bërë foto. Rri 10 orë dhe kthehet. Bën foto dhe vjen.
Fevziu: Në cdo vend që shkoj, nuk shkoj pa ditur ku shkoj. E njoh me detaje vendin, se ka njerëz që shkojnë dhe nuk e dinë ku po shkojnë.
Rakipi: Thonë që Fevziu është në garë me Sokol Ballën për udhëtimet?
Fevziu: E kam parë në portalin tënd që ka dhe një cmim. E pranoj humbjen. Edhe Balla është pasionant, jo tani për vite më parë. Më mori ca vite më parë, më tha jam në Shangai, unë i thashë mirë e ke bërë, unë jam në Cairo.
Rakipi: Domethënë ka rivalitet të madh Fevziu-Balla?
Fevziu: Do të ta vë në dispozicion axhendën…
/TPZ.al/
