Skip to content

Përplasja e Metës me policinë te FRD, Gjonaj: E papranueshme, ishte jashtë veshjes së presidentit. Shembull i keq

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është pyetur mbrëmjen e sotme lidhur me sjelljen e presidentit Ilir Meta, i cili u përplas me policinë në zyrat e FRD-së.

Gjonaj tha në Report Tv se sjellja e Metës është e papranueshme, pasi pretendon se ky i fundit ishte zhveshur nga kostumi i presidentit.

Situtatë e papranueshme e Metës. Presidenti i ka të përcaktuara kompentencat duke përbërë atë që quhet unitet i popullit. 

Në këtë rast është jashtë veshjes së presidentit. E papranueshme të shohim një president që vepron jashtë fushës së tij s’bëhet fjalë për një ndërtesë që i përket presidentit!

 aq më tepër kur shfaqje të tilla jepen nga zyrtarë të lartë nga Kreu i Shtetit çfarë shembulli japim te njerëzit“, deklaroi ministrja.