Ka nisur këtë të martë vaksinimi i mësuesve në qytetin e Beratit dhe ajo çfarë vihet re është se dhjetëra mësues kanë refuzuar të marrin vaksinën ‘AstraZeneca’.

Një mësuese nga Berati ka folur për Fax News duke treguar hapur se cila është arsyeja se përse refuzon të marrë vaksinën. Ajo u shpreh se nuk do të marrë vaksinën ‘AstraZeneca’ pasi aktualisht gëzon një shëndet të plotë, ndërsa më tej shtoi se do ta bëj vaksinën, por kur të jetë një vaksinë tjetër në treg, duke lënë të kuptohet se është e frikësuar nga vaksina ‘AstraZeneca’.

“Nuk dua ta bëj vaksinën, jo për ndonjë arsye të ndonjë informacioni të gabuar, por gëzoj një shëndet të plotë dhe mendoj që pas disa kohësh nëse do të ketë në treg një vaksinë tjetër konkurrente do ta bëj.”,  shprehet një mësuese.

Kujtojmë se vaksina ‘AstraZeneca’ është refuzuar nga 13 shtete evropiane pas raportimit të disa rasteve të mpiksjes së gjakut nga kjo vaksinë. Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë ka nisur vaksinimi i mësuesve me vaksinën ‘AstraZeneca’, por një numër i madh i mësuesve kanë refuzuar marrjen e kësaj vaksine./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re