Skip to content

Babai në gjendje kritike për jetën, Gent Cakaj thirrje për ndihmë urgjente

Ish ministri Gent Cakaj ka adresuar një apel ndaj qytetarëve në Kosovë.

Duke treguar gjendjen e rënduar shëndetësore, Cakaj bën thirrje urgjente për plazmë gjaku për grupin A pozitiv.

“Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!

Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!

Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë!

Sinqerisht,

Genti”, apelon Cakaj. (TemA)