Skip to content

Basha i përgjigjet Ramës, nxjerr Floriana Garon: Koha jote ka mbaruar, vajzat e gratë meritojnë një kryeministër si Lulzim Basha e jo si ty

Krydemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet Edi Ramës përmes zëdhënëses së fushatës së PD Floriana Garo.

Me një video-mesazh, kjo e fundit thotë se Rama duhet të ishte duke i kërkuar falje grave dhe vajzave.

Ajo e mbyll mesazhin duke thënë se Lulzim Basha do jetë një kryeministër që i respekton dhe punon për vajzat dhe gratë shqiptare.

Reagimi i plotë:

“Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.

Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha”, shprehet Garo.