Fax News ka siguruar fotot e grupit të vrasësve të dyshuar per ekzekutimin e Behar Sofisë, që u vra në dtaë 25 shkurt pranë Piramidës.
Pak ditë më parë Policia e Shtetit arrestoi 3 vrasësit e dyshuar, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Leonar Xhixha.
Ekzekutori në këtë grup kriminal dyshohet të jetë Ernejt Shyti, i cili ka pranuar para bluve se ka qenë ai përsoni që ka qëlluar mbi 66 vjeccarin Behar Sofia dhe se për të kryer këtë vrasje i është premtuar 50 mijë euro.
Policia dyshon se tre personat e tjerë kanë ndihmuar Shytin në kryerjen e planit të vrasjes, duke i siguruar mjete të ndryshme që i nevojiteshin.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
